Mallorca uron ditëlindjen Vedat Muriqit
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, feston sot ditëlindjen e tij të 32-të. Pavarësisht moshës, ai vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në La Liga.
Klubi i tij, Mallorca, e uroi atë publikisht përmes një postimi në platformën “Facebook”.
Në postimin e klubit shkruhej: “Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë në historinë tonë në La Liga. Urime pirat!”
