Sejdiu: Administrata Publike Posedon Kapacitete, por Kërkon Përmirësime

Edmir Sejdiu, drejtor në detyrë i Departamentit për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale (MAPL), deklaroi në emisionin “Tempus” të T7 se administrata publike posedon kapacitete, megjithatë kërkon përmirësime.

Sejdiu theksoi se administrata ka treguar aftësi për të menaxhuar procese edhe gjatë periudhave kur vendi ka përjetuar kriza.

“Administrata publike zotëron kapacitete, sepse historikisht Kosova, në kohë krizash, ka realizuar shumë procese nëpërmjet saj,” u shpreh Sejdiu. “Megjithatë, tendencat e reja kërkojnë që administrata të jetë më e profilizuar, me angazhimin e profesionistëve të rinj.”

Lidhur me llogaridhënien, Sejdiu nënvizoi se ekzistojnë mekanizma plotësisht funksionalë.