Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 62 aktakuza kundër 77 personave.
Organi i akuzës i ngarkon këta persona me vepra të ndryshme penale. Po ashtu, sipas raportit 24-orësh të të gjitha prokurorive të vendit, janë lëshuar urdhra për ndalimin e 17 personave, ndërsa është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.
Personat e akuzuar ngarkohen për vepra penale si kanosja, vjedhja, dhuna në familje, ngacmimi seksual, sulmi seksual, përdhunimi, armëmbajtja pa leje, lëndimi i rëndë trupor, dhënia e deklaratave të rreme, si dhe vepra të tjera.
