Skuadra e Chelseat është kualifikuar në finalen e madhe të FA Cup.
Blutë e Londrës fituan minimalisht 1:0 ndaj Leeds Unitedit, në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin “Wembley”, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Enzo Fernandez.
Argjentinasi shënoi me kokë në minutën e 23’të.
Në finale, Chelsea do të luajë ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas./Indeksonline/
