Kurti komenton mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut gjatë përurimit të objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, përuruan objektin e ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës.
Në këtë ndërtesë do të funksionojnë Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kishin operuar në objekte me qira.
Gjatë ngjarjes, Kurti u pyet nga mediat serbe në lidhje me mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Kurti theksoi rëndësinë e rolit të kryetarëve të komunave.
Kurti më tej shtoi se “diskriminimit i ka ardhur fundi… Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që sot të kemi këtë ditë, e cila ofron gjithëpërfshirje.”
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, si dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
