Protesta e nisur në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, është zhvendosur drejt zyrave të EULEX-it. Protestuesit, të pajisur me flamuj dhe duke kënduar këngë mbështetëse, shihen në pamjet e publikuara në rrjetet sociale teksa marshojnë drejt këtij institucioni. Ata dëgjohen duke brohoritur në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
