Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të pesëmbëdhjetë në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për zgjerimin e listës së mallrave në Aneksin A të ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë.

Po ashtu, qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

Në të njëjtën kohë, është miratuar në parim edhe nisma për Amendamentin Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian, që lidhet me programin IPA 2019, pjesa e parë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin me të cilin shtohet lista e mallrave në Aneksin A të Ligjit Nr. 03/L-220 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-112 për Tatim e Normës së Akcizës në Kosovë.

Miratuar vendimin për aprovimin e Listës së anëtarëve potencial të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

Miratuar në parim Nismën për “Amendamentin Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.