Stacioni Policor në Pejё më 27 prill ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person, tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e Komunёs sё Pejёs.
Sipas ankuesit, i njëjti kishte kontaktuar disa qytetarë tё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga Komuna, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlerё prej 800 eurosh, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banesёs.
“Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr zbulimin e kёtij rasti dhe me datё 29.04.2026, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rtasti.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuarit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё” thuhet në njoftimin e policisë.
Nga policia kanë lutur qytetarёt se pёr çdo rast tё tillё mos tё bien pre e mashtrimeve, por tё raportojnё rastin.
