Ish-kryediplomati gjerman, Joschka Fischer, në një intervistë për “Der Spiegel” ka folur edhe për luftën në Kosovë.
Ai ka mbrojtur vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për të parandaluar një gjenocid të ri. Diplomati gjerman ka deklaraur se fajëson veten që i është dashur ta kuptojë natyrën e vërtetë të konfliktit.
Fischer ka thënë se në rast se Sllobodan Millosheviq do ta kishte çuar deri në fund agjendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i në Ballkanin Perëndimor do të ishin tema të harruara.
“Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti. Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror. Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar.”, ka deklaruar ish-kryediplomati gjerman, citon Panorama./Express/
