Një grua në Mitrovicë të Veriut ka humbur 500 euro pas një mashtrimi me mesazh, ku i kërkoheshin të dhënat e kartelës bankare.

Ngjarja është raportuar në polici. Sipas njoftimit, gruaja pranoi në telefonin e saj një mesazh mashtrues, ku i kërkoheshin të dhënat e kartelës bankare dhe ato personale, me pretendimin se kartela kishte skaduar.

Ajo dërgoi informacionet e kërkuara, përfshirë numrin e kartelës dhe numrin identifikues personal. Menjëherë pas kësaj, nga llogaria e saj u tërhoqën 500 euro. Policia ka theksuar se, pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.