Engjëllusha Salihu paralajmëron këngën e re: “Pritja e ëmbël”

Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, ka gati projektin e saj më të ri muzikor. Ajo e bëri këtë të ditur vetë, përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se kënga do të publikohet sot në orën 15:00. Projekti i ri, i titulluar “Pritja e ëmbël”, shënon rikthimin e saj me një prurje të re muzikore.