Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2026, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave.”

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka folur për rënditjen e Kosovës në Indeksin Vjetor të Lirisë së Medias, për 15 pozita më lartë, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues ligjin e KPM-së, të miratuar në Kuvend nga Vetëvendosje.

Ai, u ka bërë thirrje gazetarëve që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe ligjit të punës.

“AGK vëren përmriësim në rënditjen e Reporterëve pa Kufij në Indeksin Vjetor të Lirisë së Medias nga vendi i 99 në vendin e 84 për Kosovën  krahas një rënie alarmante në vitin e kaluar dhe ky ndryshim në rënditje AGK-ja beson se ka ndodhur për shkak të vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues ligjin e KPM-së të amiratuar në Kuvend nga Vetëvendosje. Kurdo që ka një qeveri dhe një legjislaturë të re AGK-ja bën thirrje që të nis një procedurë të dëgjimeve publike të gjithë faktorëve për hartimin e një ligji të KPM-së i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët. Ky vendim i gjyqësorit dhe vendime të tjera na e bëjnë që të besojmë se sistemi gjyqësor mbetet garantuesi më i rëndësishëm i lirisë së medias në vend, kjo reflektohet edhe në miratimin e strategjisë së KGJK-së në janar të këtij viti e që do tu jap prioritet rasteve të gazetarëve. AGK -ja bën thirrje për politika më të ashpra ndëshkimore kur gazetarët janë viktima të sulmeve….I inkurajon gazetarët që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe të ligjit të punës në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në vitet e fundit sulmi ndaj gazetarëve është shtuar sidomos në veriun e vendit, dhe se kjo ka pasur ndikim ndikim në shëndetin mental.

“Në dy, tri vitet e fundit shtimi i sulmeve sidomos në veriun e Kosovës ka pasur ndikim në shëndetin mental dhe kjo është një temë e cila nuk diskutohet shumë në Kosovë e as në fusha të tjera e as në gazetari , prandaj AGK-ja inkurajon diksutim të hapur dhe nevojën që gazetarët të kërkojën ndihmë profesionale kur ka nevojë”, ka shtuar Rexha.

Pascale Roussy, drejtore e departamentit për Demokratizim, Misioni i OSBE-së, në Kosovë, ka thënë se e vlerësojnë atë që është arritur në Kosovë duke përmendur profesionalizmin, por ka shtuar se mediat ndërkombëtare ngrejnë shqetësime serioze për presione politike dhe retorike ndaj gazetarëve.

“Ne vlersojmë ato që janë arritur në Kosovë duke përfshi profesionalizmin dhe pluralizmin pra Indeksi i Lirisë së Shtypit për 2026 tregon që Kosova ka lëvizur në 15 pozita më lartë përkundër këtij progresi që duhet të shihet me kujdes gjetjet e fundit nga mediat ndërkombëtare ngrejnë shqetësime serioze, kjo përfshin presione politike dhe retorike ndaj gazetarëve, pastaj iniciativat legjislative që ndikojnë në pavarësinë e mediave dhe të Komisionit të Pavarur për Media. Sfidat e tilla dobësojnë institucionet dhe po ashtu ndikojën në jetën e ëprditshme dhe pavarësinë profesionale në mirëqenien e të qenit gazetar. Liria e emdiave është përgjegjësi kolektive”, ka thënë ajo.