Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shkruar një faqe të re historike, duke siguruar fitoren në gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës. “Dardanët” mposhtën Sllovakinë me rezultatin 4:3 në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim, duke u pozicionuar kështu vetëm një hap larg kualifikimit historik në një event madhor botëror.

Ndërkohë, fitorja e Kosovës ka shkaktuar reagime të thella zhgënjimi tek mediat serbe. Ato e kanë pasqyruar rezultatin si “skandaloz”, duke iu referuar Kosovës me termin ofendues “e ashtuquajtura Kosovë”.

Vlen të theksohet se Serbia vetë u eliminua që në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovc.

Tani, Kosovën e pret finalja e madhe. Të martën, “Dardanët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Turqisë. Kombëtarja turke siguroi vendin në finale pasi eliminoi Rumaninë me një fitore minimale 1:0.