**Kuvendi i Shqipërisë Mban Minutë Heshtje Për Tragjedinë Në Durrës**

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është çelur me një minutë heshtje në kujtim të dy fëmijëve që humbën tragjikisht jetën dje pas një aksidenti rrugor në Durrës.

Një person përplasi me automjetin e tij tre fëmijë të mitur, dy prej të cilëve humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i treti mbeti i plagosur.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.