Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftojnë për një zjarr të madh në portin e naftës të Fujairah, i cili dyshohet të ketë shpërthyer pas një sulmi me dron nga Irani.

Sipas raportimeve të BBC-së, të cituara nga zyrtarë vendas, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë portin kyç të naftës në Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe. Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një sulmi me dron që mendohet se ka ardhur nga Irani.

Fujairah përfaqëson portin dhe objektin më të madh të depozitimit të naftës në EBA.

Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah, në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, bëri të ditur se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar për vënien nën kontroll të zjarrit.

Ky incident vjen në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes e EBA-së njoftoi se kishte interceptuar tre raketa të lëshuara nga territori i Iranit.

Deri më tani, qeveria iraniane nuk ka lëshuar asnjë koment lidhur me sulmin.