**Fillon Ora Verore: Akrepat Shtypen Përpara këtë të Dielë**

Këtë të dielë, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta përpara, duke shënuar fillimin e orës verore. Saktësisht në orën 02:00 të mëngjesit, ora do të kalojë direkt në 03:00.

Ky ndryshim vjen si pjesë e një praktike të aplikuar në shumë vende të botës, me qëllim shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore gjatë orëve të ditës.

Praktika e ndërrimit të orës zhvillohet dy herë në vit. Në të dielën e fundit të marsit, ora shtyhet përpara, ndërsa në të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta prapa, duke rikthyer orën dimërore.