Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë. Ai tha se koalicioni do të zyrtarizohet nesër (e martë).
Ismaili tha se për të janë me rëndësi shërbimet që ofrohen në Prishtinë, me fokus në fushën e arsimit.
I pyetur nëse PDK do të ketë post të nënkryetarit në Prishtinë, Ismaili zbuloi ekskluzivisht se do të ketë një nënkryetare grua.
Ai shtoi se do të ketë risi sa i përket ndarjes së detyrave dhe përgjegjësive.
