Pak para Botërorit, Argjentina humbet një yll nga dëmtimi
Argjentina, kampione e botës në fuqi, do të zhvillojë disa ndeshje miqësore këtë muaj, si pjesë e përgatitjeve për mbrojtjen e titullit të Botërorit 2022.
Megjithatë, një ditë para ndeshjes miqësore ndaj Mauritanisë, përfaqësuesja argjentinase ka humbur një nga lojtarët e saj kyç gjatë stërvitjeve të fundit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Joaquin Panichelli, i cili ka këputur ligamentet, duke humbur kështu jo vetëm Botërorin, por edhe pjesën tjetër të sezonit me klubin e tij, Strasburgun.
Ndeshja miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Mauritanisë do të zhvillohet nesër, në orën 12:15.
