Ish-portieri legjendar, Peter Schmeichel ka dhënë një mesazh të qartë për rindërtimin e skuadrës së Manchester Unitedit, duke sugjeruar afrimin e Granit Xhaka si figurë kyç për të ardhmen.

Sipas tij, mesfushori shqiptar përfaqëson kombinimin ideal mes përvojës dhe lidershipit, duke e cilësuar si “të dëshmuar, të përballueshëm dhe lider të lindur”. Schmeichel thekson se projekti duhet të ndërtohet rreth talentit të ri si Kobbie Mainoo, ndërsa emra si Adam Wharton dhe Elliot Anderson përfaqësojnë të ardhmen e ekipit.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizon se largimi i mundshëm i Casemiros do të krijojë një boshllëk të madh në aspektin e lidershipit, më shumë sesa në cilësi.

“Shikoni çfarë ka bërë Xhaka – ai transformon skuadrat. Është i besueshëm, komandues dhe ende i aftë të luajë shumicën e ndeshjeve. Edhe për një apo dy sezone, prezenca e tij është e paçmueshme”, është shprehur Schmeichel./Indeksonline/