Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike

Kombëtarja e Kosovës arriti mbrëmë fitoren më të madhe në historinë e saj, duke mposhtur Sllovakinë. “Dardanët” shënuan një fitore dramatike 4-3, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Kampionatin Botëror 2026.

Kjo fitore historike u përshëndet edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ambasada shkroi: “Urime Kosovë për fitoren historike!”

Pas kësaj fitoreje, Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it, e cila do të luhet të martën, më 31 mars.