**Ramadani: Opozita do të bashkohet në qeverisje pas zgjedhjeve**

Analisti Burim Ramadani deklaroi se “nuk është vepër penale të jesh i padijshëm se si është mbushur kuvendi, por kjo situatë duhet të tejkalohet”.

Ai shtoi se, sipas tij, opozita do të bashkohet pas zgjedhjeve.

“Unë besoj se opozita do të bashkohet në qeverisje pas zgjedhjeve. Kjo është ideja, besoj se është e mundshme dhe e domosdoshme”, deklaroi Ramadani gjatë emisionit ‘Pressing’.

Sipas tij, kjo do të bëhet “me qëllim që të maksimizojë mbështetjen që kanë nga qytetarët”.