**KEK-u njofton: Ndalohet prodhimi në Njësinë A4**

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se operimi i njësisë A4 është ndërprerë në mënyrë të kontrolluar. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, specifikisht në zonën e tejnxehësit.

Stafi profesional i Termocentralit Kosova A ka vlerësuar se ndalimi i operimit të kësaj njësie ishte i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë. Ky veprim u ndërmor me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.