Aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës
Një aksion policor po zhvillohet sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) në Prishtinë.
Zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Shala ka bërë të ditur se detaje të tjera rreth operacionit do të bëhen të ditura më vonë.
“Ju njoftojmë se është duke u zhvilluar një aksion. Për më shumë detaje, ju njoftojmë më vonë”, ka deklaruar ajo.
