**Ministri Krasniqi takon ambasadorin gjerman, thekson rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit lokal**
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjatë këtij takimi, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin ndërmjet komunave, si dhe mbi punën dhe prioritetet aktuale të MAPL-së.
Ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e një dialogu të hapur, bashkëpunimit praktik dhe fokusit te projekte konkrete, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Nga ana e tij, ambasadori Rudolph vlerësoi lart punën e MAPL-së. Për këtë mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin.
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe partneriteti mbeten thelbësorë për avancimin e qeverisjes lokale dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.
