Rrjetet sociale nxisin refuzimin e vaksinave

Sipas një raporti të publikuar nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) në Britani, frika nga efektet anësore të vaksinave është arsyeja kryesore pse njerëzit i refuzojnë ato.

Rreth gjysma e prindërve janë të ekspozuar ndaj mesazheve negative për vaksinat, shumica prej të cilave përhapen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Raporti i kësaj shoqate i bëri thirrje krijimit të platformave mediatike për të luftuar më efektivisht “lajmet e rreme”.

Shirley Cramer, shefe ekzekutive e RSPH, theksoi se miliona jetë janë shpëtuar nëpërmjet vaksinimit dhe se efektet anësore janë shumë të rralla.

Ajo shtoi: “Përhapja e keqinformimit – nëse ndikon në pranimin e vaksinave – mund të dëmtojë rëndë shëndetin publik.”