Real Madridi ka dal me reagim, ku ka konfirmuar përleshjen mes dy futbollistëve, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouameni.
Klubi mbrrtëror ka njoftuar se tashë ka hapur procedura disiplinore ndaj dy futbollistëve, shkruan IndeksOnline.
”Real Madrid CF njofton se, pas ngjarjeve që ndodhën këtë mëngjes në seancën e parë stërvitore të ekipit, ka vendosur të hapë procedura disiplinore kundër lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouameni.
Klubi do të njoftojë zgjidhjet e të dyja rasteve në kohën e duhur, pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të brendshme.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se gjatë ditës është raportuar se Tchouameni ka goditur m grusht Fede Valvererden, derisa ky i fundit ka pasur njëçarje në kokë dhe ka përfunduar në spital./IndeksOnline/
