Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu, me prejardhje nga Ferizaj, është përzgjedhur në pozitën e Rektores së Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

E njohur për kontributin e saj ndër vite në avancimin e universitetit, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj studentëve, Zejnullahu ka fituar respektin dhe vlerësimin e komunitetit akademik.

Përveç angazhimit profesional, ajo është dalluar edhe për afërsinë me studentët, duke qenë gjithmonë e gatshme t’i dëgjojë, përkrahë dhe mbështesë ata.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë vlerësohet si rezultat i punës dhe kontributit të vazhdueshëm në zhvillimin e institucionit.