Rubio: Presim propozim armëpushimi nga Irani në orët në vijim

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot në Romë se pret një propozim serioz armëpushimi nga Irani brenda pak orësh.

Pas bisedimeve me kryeministrin italian Giorgio Meloni dhe ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani, Rubio theksoi se “priten zhvillime konkrete në vazhdim”.

Ai vuri në dukje se, megjithë ndarjet e brendshme në Iran, ekziston shpresa për një propozim serioz.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, pres zhvillime në vazhdim”, tha Rubio në një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Romë, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.