Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka nisur mbledhjen e tij.
Ky takim është thirrur për të diskutuar çështjet më të rëndësishme dhe për të hartuar programin elektoral në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, raporton IndeksOnline.
Një nga pikat kyçe të agjendës është konfirmimi i kandidaturës së Albin Kurtit për postin e kryeministrit.
Aktualisht, prezantimin e kandidaturës së z. Kurti për këtë pozitë po e bën Albulena Haxhiu. (IndeksOnline)
