**Ambasadori i SHBA-së në NATO: Mbaroi epoka e pagesave të tepërta për mbrojtjen evropiane**
Matthew Whitaker, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë NATO-s, ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se epoka në të cilën SHBA-ja ka mbuluar një pjesë dërrmuese të kostove për mbrojtjen e Evropës ka përfunduar. Kjo deklaratë vjen në prag të një takimi të rëndësishëm midis SHBA-së dhe Aleancës Veri-Atlantike.
Whitaker theksoi se, nën udhëheqjen e politikës së jashtme “Amerika e Para” të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara kërkojnë veprime konkrete nga aleatët e tyre, dhe jo vetëm fjalë.
“Takimi i kësaj jave midis SHBA-së dhe NATO-s fokusohet te NATO 3.0. Epoka kur Amerika merrte përsipër një barrë të jashtëzakonshme financiare për mbrojtjen e Evropës ka përfunduar. Të udhëhequra nga Politika e Jashtme ‘Amerika e Para’ e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara kërkojnë veprime, jo fjalë, nga aleatët tanë,” shkruan ambasadori Whitaker.
