**Paga e 13-të shpërndahet më 31 mars**
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatos Geci, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka konfirmuar se rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars.
Geci theksoi se ky njoftim vjen pas qarkullimit të informacioneve të pasakta lidhur me datën e shpërndarjes së pagës shtesë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkroi: “Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje.” Ai e përmbylli njoftimin me urime për qytetarët.
