Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi për dy ditët e ardhshme, më 10 dhe 11 maj.
Sipas vendimit të MINTI-t, të bazuar në marzhin tregtar, çmimi i naftës do të jetë 1.61 euro për litër. Ndërsa benzina është përcaktuar të shitet me 1.50 euro për litër. Po ashtu, çmimi i gazit do të jetë 0.79 euro për litër.
