Një burrë është raportuar i zhdukur në Gjakovë, pasi gruaja e tij ka denoncuar rastin në Polici.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti është denoncuar më 9 maj 2026. Gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj, i cili dyshohet të jetë përdorues i substancave narkotike, ishte larguar nga shtëpia më 8 maj 2026, rreth orës 19:30, dhe që prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij.
Lidhur me këtë rast, prokurori është njoftuar dhe hetimet janë duke vazhduar.
