**Zjarr i Përmasave të Mëdha Pranë Aeroportit ‘Charles de Gaulle’ në Paris**

Të shtunën, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një kompleks industrial në veri të Parisit, pranë aeroportit ndërkombëtar ‘Charles de Gaulle’.

Flakët, sipas raportimeve, kanë përfshirë një fabrikë që prodhon bukë dhe ëmbëlsira. Shtylla të dendura tymi të zi shiheshin qartë nga aeroporti dhe zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim dhe alarm mes udhëtarëve e banorëve.

Autoritetet aeroportuale konfirmuan se trafiku ajror nuk është prekur nga ngjarja dhe se fluturimet po vijojnë normalisht.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.

Mediat franceze bëjnë me dije se rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë kryesisht zonën e magazinimit të kompleksit industrial.