Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka pirë kafen e mëngjesit me kryetarin e partisë, Bedri Hamza, në qytetin e Skenderajt.

Një ditë më parë, Lushtaku është deklaruar hapur në favor të kthimit të Fatmir Limajt në PDK dhe futjes së tij në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit, sipas raportimeve të IndeksOnline.

“Ju dëshirojmë një fundjavë të këndshme, bashkë me Kryeministrin në ardhje Bedri Hamza,” ka shkruar Lushtaku në postimin e tij.

Ai nuk ka zbuluar detaje mbi atë që është diskutuar gjatë takimit. Megjithatë, postimi në fjalë është vërshuar nga komente që kërkonin kthimin e Limajt në PDK.