Abdixhiku dhe Osmani në “Tubimin e Bashkimit” në Prishtinë, një ditë pas vendimit për të garuar së bashku
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku janë duke marrë pjesë në një tubim në Prishtinë, i titulluar “Tubimi i Bashkimit”. Ky eveniment zhvillohet një ditë pasi ata morën vendimin për të garuar së bashku në zgjedhje.
Në fjalën e tij hyrëse, Lumir Abdixhiku deklaroi se “ky bashkim po shënon fillimin e valës më të madhe politike që Kosova ka pasur ndonjëherë”.
Ai theksoi se këtë herë po paraqiten “më të fortë, më të bashkuar dhe më të përkushtuar”.
Abdixhiku iu drejtua Osmanit me fjalët, “Vjosë, mirëserdhe në shtëpinë tënde”.
