**Zafir Berisha tërhiqet nga kandidatura, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh**

Ish-deputeti shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha ka theksuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të disa shqetësimeve shëndetësore.

Megjithatë, ai shpreh bindjen se vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme pas tre muajsh.

“Edhe pse kam pasur oferta, nuk i kam pranuar, sepse këto zgjedhje i shoh si të kota. Pas tre muajve do të shkojmë sërish në zgjedhje, pasi numri i analfabetëve politikë vazhdon të dominojë ende në Kosovë”, ka deklaruar ai për IndeksOnline.

Në zgjedhjet paraprake të 28 dhjetorit, ai kishte kandiduar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).