PDK Suharekë publikon listën e kandidatëve për deputetë, Enver Hoxhaj mban numrin 10

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë, Dardan Berisha, ka bërë publikë emrat e kandidatëve të propozuar nga kjo degë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lista e propozuar përbëhet nga pesë emra: Enver Hoxhaj, i cili mban numrin 10, Skender Hoxha, Sevdie Hoxha dhe Arben Gega. Gjithashtu, nga kjo degë është propozuar edhe Shaip Kadrijaj, i cili vjen nga diaspora në Zvicër.