Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për dhunë psikike ndaj nënës
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është arrestuar një person, i dyshuar për shkaktimin e dhunës psikike ndaj nënës së tij.
Megjithatë, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Detaje të rastit janë dhënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku citohet: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
