Melisa Pamuk shkëlqen në Festivalin e Kanës pas lindjes

Aktorja Melisa Pamuk, e njohur për publikun shqiptar si “Asu” nga seriali “Kara Sevda”, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Festivalin prestigjioz të Filmit në Kanë. Kjo shfaqje shënoi daljen e saj të parë publike disa muaj pas lindjes së fëmijës.

Në tapetin e kuq, Pamuk u shfaq me një fustan elegant ngjyrë jeshile, duke e plotësuar pamjen me bizhuteri të rafinuara. Ajo shoqërohej nga yje të tjerë të kinematografisë turke, si Hande Erçel dhe Demet Ozdemir.