Vrasja në Dumnicë: Rasti i Besnik Salihut kthehet në rigjykim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur sot shqyrtimin gjyqësor për rigjykimin e Besnik Salihut. Ai ishte dënuar më parë me 25 vjet burgim për vrasjen e S.S., kryer në mars të vitit 2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Salihu akuzohet për veprat penale “vrasje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Vëllai i tij, Ilaz Salihu, më parë ishte akuzuar për ndihmë në kryerjen e vrasjes.
Në gjykimin e parë, Besnik Salihu ishte dënuar me 25 vjet burgim, ndërsa Ilaz Salihu ishte liruar nga të gjitha akuzat. Tani, rasti po trajtohet sërish në rigjykim.
