Sipas parashikimit të motit, dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu herë pas here.
Gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, veçanërisht në disa zona të Rrafshit të Kosovës, reshjet e shiut mund të përzihen ose të shndërrohen në borë.
Në zonat malore, pritet të ketë vetëm reshje bore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 38 km/h.
