Nis ‘Ferma VIP 3’: Këta janë personazhet VIP që i janë bashkuar spektaklit
Mbrëmjen e së premtes, ka nisur zyrtarisht edicioni i tretë i spektaklit të shumëndjekur ‘Ferma VIP’, duke premtuar një sezon plot surpriza dhe emra të njohur të ekranit shqiptar.
Për herë të parë, ky format prezantohet nga Arbana Osmani, e njohur si figura ikonike e ‘Big Brother’ ndër vite. Angazhimi i saj në ‘Ferma VIP’ ka ngjallur pritshmëri të larta dhe premton një frymë të re për spektaklin.
Paneli i opinionistëve këtë sezon përbëhet gjithashtu nga tre emra të njohur: Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani. Ata pritet të komentojnë zhvillimet dhe dinamikat brenda fermës.
Lidhur me konkurrentët, personazhet e njohura që kanë pranuar sfidën e këtij edicioni vijnë nga fusha të ndryshme. Këngëtarja Soni Malaj ishte e para që hyri në fermë, e ndjekur nga aktorët Elvis Pupa dhe Romir Zalla, shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe këngëtarja Jonida Maliqi.
Listës së konkurrentëve i janë bashkuar gjithashtu Sara Karaj, Vanesa Sono, Adi Pula dhe Rafaela, emra të njohur nga bota e showbizi dhe rrjetet sociale.
Ndërkohë, emra të tjerë të përfolur ose që pritet t’i bashkohen kastit në ditët në vijim janë Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.
Me një kast të gjerë personazhesh dhe emra të njohur, edicioni i tretë i ‘Ferma VIP’ premton dinamika të forta dhe konkurrencë të lartë mes fermerëve. Publiku ka nisur tashmë diskutimet dhe ka shprehur pritshmëritë e tij për sezonin e ri.
