Trump: “Kuba është e radhës”, me një kërkesë shpotitëse për mohim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “Kuba është e radhës” gjatë një fjalimi në një forum investimesh në Miami, ku vuri në dukje sukseset e operacioneve ushtarake amerikane në Venezuelë dhe Iran.

Edhe pse nuk specifikoi qartë se çfarë masash planifikon të marrë ndaj Kubës, Trump ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme besimin e tij se qeveria e Havanës, e cila po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, është në prag të kolapsit.

Gjatë javëve të fundit, administrata e tij ka nisur bisedime me përfaqësues të udhëheqjes kubaneze, ndërsa Trump personalisht ka lënë të kuptohet se një ndërhyrje ushtarake nuk përjashtohet.

“Kam ndërtuar një ushtri të shkëlqyer. Thashë, ‘Nuk do të duhet ta përdorni kurrë’. Por ndonjëherë duhet ta përdorni. Dhe Kuba është e radhës, meqë ra fjala. Por bëni sikur nuk e thashë këtë. Bëni sikur nuk e thashë”, theksoi Trump.