Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashi-t përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e akuzuar këtë të fundit për deformim të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në reagimin e tij, Durmishi kujton një përplasje të ndodhur në vitin 2005, duke theksuar se në atë kohë e kishte larguar personalisht Gashin nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, arsyeja e këtij largimi ishte “tendenca për të deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK-së”.

Durmishi ka kritikuar gjithashtu institucionet publike për lejimin dhe, sipas tij, financimin e aktiviteteve që promovojnë narrativa të tilla, duke i cilësuar ato si krejtësisht të papranueshme.

“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta; ato janë një fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe një vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka deklaruar ai.