Një situatë kaotike dhe e pazakontë ndodhi në futbollin brazilian gjatë ndeshjes së Santos, ku protagonist u bë Neymar.
Esto que acaba de pasar en Brasil es INCREÍBLE.
El cuarto árbitro SE EQUIVOCÓ EN EL CAMBIO DEL SANTOS y SACÓ A NEYMAR del partido.
Ney agarró el papel del cambio, lo mostró a la CÁMARA, pero NO LO DEJARON VOLVER.
La calentura del 10… 🤬🇧🇷 pic.twitter.com/L3AHHXf1es
— TERADEPORTES (@Teradeportes) May 17, 2026
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, arbitri i katërt ka gabuar në procedurën e zëvendësimit, duke bërë që Neymar të largohej nga fusha, shkruan Indeksonline
Futbollisti brazilian reagoi menjëherë, duke marrë fletën e zëvendësimit dhe duke ia treguar kamerave për të dëshmuar konfuzionin e krijuar.
Megjithatë, pavarësisht protestave të tij dhe reagimit të stafit të Santosit, Neymar nuk u lejua të rikthehej në lojë. Situata shkaktoi tension dhe nervozizëm te ylli brazilian, ndërsa incidenti ka hapur debat të madh në mediat sportive braziliane mbi menaxhimin e procedurave nga arbitrat./Indeksonline/
