**Konfirmohet qëndrimi i Camavingas te Real Madridi**

Eduardo Camavinga pritet të jetë në qendër të diskutimeve këtë verë te Real Madridi. Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja theksojnë se nuk ka asnjë mundësi që mesfushori francez të largohet nga klubi madrilen.

Përfaqësuesit e agjencisë menaxheriale të Camavingas kanë konfirmuar se një largim nga Real Madridi gjatë verës është i pamundur.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet t’i ketë shprehur besim të plotë lojtarit, duke i ofruar gjithashtu mundësinë e një kontrate të re në kryeqytetin spanjoll.

Burimi: Indeksonline