Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri
Rodri Hernández mbetet një ndër objektivat kryesorë të Real Madridit, një “ëndërr e pamundur” e cila është diskutuar prej vitesh në ambientet e “Valdebebas”, sidomos pas largimit të Toni Kroos.
Situata tani ka ndryshuar, pasi një largim i mundshëm i Pep Guardiolës nga Manchester City ka hapur diskutime të reja rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll.
Deri më tani, Rodri ka qenë i lidhur ngushtë me projektin e Guardiolës, ku u shndërrua në një lojtar thelbësor të skuadrës.
Në Real Madrid, ekziston bindja se, nëse krijohen kushtet e duhura, një transferim i tij mund të bëhet i mundur, megjithëse mbetet një operacion tepër i vështirë për shkak të kontratës së tij, e cila shtrihet deri në vitin 2027.
Klubi madrilen e konsideron Rodrin si profilin ideal për të rikthyer ekuilibrin në mesfushë, veçanërisht pas largimit të brezit të artë të përbërë nga Kroos, Luka Modrić dhe Casemiro.
