Jose Mourinho u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj RB Leipzig, në UEFA Champions League.
Trajneri portugez foli për ndeshjen e radhës, shkruan Indeksonline
Ai mori një pyetje nga gazetarët në konferencë, se a është i paprekshëm Vinicius Jr.
Përgjigja e tij ishte kjo: “E paprekshme është fanella e klubit. Një lojtar bëhet i paprekshëm vetëm përmes paraqitjeve të tij në fushë.”
Kujtojmë që së fundmi, Vini Jr u dënua me katër ndeshje mos-lojë, por që do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj klubit gjerman./Indeksonline/
