**Identifikohet biznesmeni Dibran Gashi, si partneri i mundshëm i Rina Balajt**
Këngëtarja Rina Balaj duket se po përjeton një fazë të re në jetën e saj private, ndërsa identiteti i partnerit të saj është mbajtur deri më tani larg vëmendjes së publikut.
Pas zërave për një lidhje të re, “IndeksOnline”, duke iu referuar burimeve të saj, mëson se personi që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares është Dibran Gashi, i njohur me nofkën “Dibi”.
Sipas të njëjtave burime, Dibrani është një biznesmen i njohur në Prizren. Mes aktiviteteve të tij tregtare përmendet edhe “Alegria Hotel & Restaurant”, një hotel dhe restorant i vendosur në qytetin e Prizrenit.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Rina Balaj nëse Dibran Gashi është vërtet partneri për të cilin ajo ka folur publikisht.
Më herët, Rina ka deklaruar se personi që ka në krah nuk i përket botës së artit dhe se preferon ta mbajë jetën e saj private larg syrit të publikut dhe rrjeteve sociale.
Kjo situatë ka nxitur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tani pyesin nëse Dibran Gashi është ‘djali misterioz’ që ka bërë për vete këngëtaren.
